Tema:
Diferencat në komunikimin verbal dhe
joverbal mes meshkujve dhe femrave
Aftësia për të komunikuar është është
lehtësia më e madhe që ne kemi gjatë një marrëdhënieje, personale, pune, apo
çfarëdolloj tjetër. Ata që kanë aftësi shumë të mirë komunikimi kanë marëdhënie
më të mira shoqërore. Çiftet martesore që njihen si komunikes të aftë kanë
marrëdhënie më të lumtura se ata që nuk i kanë këto karakteristika (Kirchler,
E, 1998: 375-382). Këto familje rrisin
fëmijë të cilët janë të aftë në shoqëri dhe kanë tendencën për të qenë më të
sukseshëm në karrierën e tyre. Mesatarja e notave të nxënësve të kolegjit,
ndikohet pozitivisht nga aftësia e tyre komunikuese.(Rubin, B & Graham, E,
(1998: 14-17) .
Studiesit e antropologjisë, të
psikologjisë, kanë vënë re se meshkujt dhe femrat mendojnë ndryshme flasin
ndryshe dhe vendosin ndryshe.
Meshkujt dhe femrat mendojnë
në mënyra të ndryshme
Meshkujt
mendojnë me njësi të pjesëzuara, ndërsa femrat mendojnë në mënyrë të
përgjithshme-globale. Meshkujt dhe femrat e grumbullojnë informacionin në
bankën e e tyre të memorjes në mënyrë shumë të ndryshme. Meshkujt kanë
tendencën t’i ndajnë detajet dhe t’i ruajnë ato në dosje të ndryshme, si një
dollap me sirtarë të veçantë. Kjo u jep atyre mundësinë që kur flasin të hapin
apo të mbyllin sirtarët që u duhen për një bisedë të caktuar, duke qëndruar
ekskluzivisht në atë çështje, pa e ngatëruar atë me asnjë detaj apo problem të
një “sirtari” tjetër.
Femrat
në anën tjetër, kanë tendencën të bëjnë të kudnërtën dhe t’i lidhin gjërat me
njëra- tjetrën, duke e parë jetën në mënyrë më globaliste. Femrat shohin se si
detajet dhe ngjarjet lidhen dhe kanë korrelacion me njëra - tjetrën.
Shembuj:
Shembuj:
Ndodh shpesh që gratë u kërkojnë
burrave që ndërsa kthehen nga puna të blejnë këtë apo këtë gjë që mungon në
shtëpi, dhe në pjesën më të madhe të rasteve ata kthehen me duar bosh, me
shprehjen “më doli nga mendja”. Kjo ndodh sepse mendja e tij ishte e
përqëndruar në “sirtarin” e punës, i përqëdruar krejtësisht sesi ta bëjë punën
më mirë, dhe në atë çast nuk ekziston asgjë tjetër veç punës së tij. E njëjta
gjë ndodh kur femrat u flasin partnerëve të tyre për një çështje tepër të
rëndëishme, ndërkohë që ai është duke parë një ndeshje futbolli, apo një film
në ekran. Gjëtë kësaj kohe sensi i tij i të përthithurit është zero. Është e
kotë të harxhosh fjalën, sepse meshkujt gjatë kohës që janë të përqëndruar diku
nuk dëgjojnë se çfarë u thua.
Ndërkohë një tjetër problem hasin burrat me gratë e tyre, kur gjatë një zënke të zakonshme, kur gratë nxjerrin në bisedë e sipër ndodhi që kanë ndodhur muaj të shkuar. Në këtë çast meshkujt pyesin veten me habi: “Po ç’lidhje kanë këto dy gjëra me njëra-tjetrën?” Të dyja mënyrat e të menduarit, e pjesëzuara dhe globlistja janë mënyra shumë të mira të menduari, që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Por kur vihen bashkë, sidomos në një martesë çështja bëhet e komplikuar.
Pas
një zënke në mëngjes me gruan, një burrë shkon në punë, dhe është në gjendje të
të mbyllë sirtarin “grua” dhe të hapë sirtarin “punë” duke i lënë pas shpine
gjithë problemet e mëngjesit. Kur kthehet në shtëpi ai pret të gjejë ngrohtësi
dhe përballet me vështimin e ftohtë të bashkëshortes e cila i gjatë gjithë
ditës ka menduar e rimenduar për zënkën e mëngjesit dhe me ardhjen e tij në
shtëpi i përplas gjithë ankthin e mendimeve të saj si dhe gjithë problemet e
ditës që ajo ka pasur nga mëngjesi deri në atë çast.
Meshkujt dhe femrat flasin në
mënyra të ndryshme.
Meshkujt
flasin me shprehje të shkurtra, me shumë pak ose aspak detaje, ndërsa femrat
flasin shumë, gjatë dhe gjatë ligjërimit të tyre përdorin shumë detaje lidhur
me një histori të caktuar. Kjo nuk do të thotë se meshkujt nuk janë të
interesuar për detajet, sepse zakonisht ata i duan shumë hollësitë, por vetëm
pasi të kenë marrë përgjigjen përfundimtare për pyetjen që kanë bërë. Ndërsa
femrat nuk e duan përgjigjen kulmuese që në fillim, atyre u pëlqen pak pritja
dhe gjendja e pezullit derisa të arrijnë në thelbin e çështjes. Për të pasur
komunikim të suksesshëm në punë apo në jetën personale duhet ndryshuar qasja
ndaj partnerëve të ndryshëm.
Sipas studimeve,
vlerësoset se, mesatarisht meshkujt flasin12.500 fjalë në ditë, ndërsa femrat
flasin25.50 fjalë në ditë. Prej këtej ka
ardhur edhe shakaja: Burrat shkojnë në punë dhe përdorin atje 12.945 fjalë dhe
u mbeten vetëm pesë fjalë për në shtëpi: “Çfarë ka për darkë?” dhe “Natën e
mirë”. Meshkujt komunikojnë me qëllimin për të raportuar një fakt, dhe e bëjnë
këtë në mënyrë lakonike. Femrat komunikojnë duke ndërtuar raporte. Nëse një
grua pyet burrin e saj pasi është kthyer në shtëpi: “Si kalove?”, përgjigja e
tij është e thjeshtë: “Mirë”. Nëse burri pyet gruan se si kalove sot? Ajo me
dëshirë nis i shpalos gjithë aktivitetin ditor.
ç
Meshkujt dhe femrat kanë një komunikim
verbal të ndryshëm nga njëri-tjetri, por jo vetëm kaq. edhe komunikimi i tyre
joverbal është i ndryshëm. Në përgjithësi femrat kanë tendencë të përdorin më
shumë kounikimin joverbal, dhe zakonisht femrat janë më të kujdeshme ta shohin
këtë lloj komunikimi tek të tjerët.
Disa
nga diferencat:
Shikimi në sy
Burrat kanë tendencën për të parë në sytë e personit me të cilin janë duke folur, ndërsa gratë kanë më shumë gjasa për të parë në sytë atij që është duke folur. Gratë kanë më pak gjasa për të parë direkt në sytë e një partneri gjatë bisedës, pjesërisht sepse ato kanë vështrim më të gjerë periferik se sa burrat. Gratë kanë kontakt më të zgjatur me të zgjatur me sy për të treguar dashur, interes seksual apo romantik më shpesh se burrat dhe gratë janë gjithashtu më e vëmendshme për të "lexuar" sytë e të tjerëve.
Shprehjet e fytyrës
Femrat priren të buzëqeshin më shumë se meshkujt. Në fakt, gratë priren të përdorin shprehjet e fytyrës për të shprehur ndjenjat e tyre dhe qëllimet e tyre shumë më tepër sesa burrat. Për shkak se ato janë më me përvojë se burrat në përdorimin e shprehjeve të fytyrës për komunikim, mesazhet që ato dërgojnë priren të jenë më delikate dhe të sofistikuara se sa mesazhet e dërguara nga burrat dhe gjithashtu gratë janë më të afta në interpretimin e shprehjeve të fytyrës së të tjerëve.
Gjestet dhe sjellja
Burrat kanë tendencën për të parë në sytë e personit me të cilin janë duke folur, ndërsa gratë kanë më shumë gjasa për të parë në sytë atij që është duke folur. Gratë kanë më pak gjasa për të parë direkt në sytë e një partneri gjatë bisedës, pjesërisht sepse ato kanë vështrim më të gjerë periferik se sa burrat. Gratë kanë kontakt më të zgjatur me të zgjatur me sy për të treguar dashur, interes seksual apo romantik më shpesh se burrat dhe gratë janë gjithashtu më e vëmendshme për të "lexuar" sytë e të tjerëve.
Shprehjet e fytyrës
Femrat priren të buzëqeshin më shumë se meshkujt. Në fakt, gratë priren të përdorin shprehjet e fytyrës për të shprehur ndjenjat e tyre dhe qëllimet e tyre shumë më tepër sesa burrat. Për shkak se ato janë më me përvojë se burrat në përdorimin e shprehjeve të fytyrës për komunikim, mesazhet që ato dërgojnë priren të jenë më delikate dhe të sofistikuara se sa mesazhet e dërguara nga burrat dhe gjithashtu gratë janë më të afta në interpretimin e shprehjeve të fytyrës së të tjerëve.
Gjestet dhe sjellja
Gratë
kanë më shumë gjasa sesa burrat që të shfrytëzojnë gjestet
dhe mënyrat "e ngrohta" si për shembull afrimi drejt drejt
partnerit të tyre në bisedë. Autori Jo Freeman vëren re se gratë kanë tendencë
për të ulur sytë e tyre dhe të shfrytëzojnë
sjelljen e "ndrojtjes" kur përballen me sjellje agresive të
tilla si “ndërprerje në mes bisedës”. Femrat gjithashtu priren të përdorin më
pak gjeste dhe më janë më të përmbajtura se meshkujt. Burrat kanë tendencë të
mbështeten në gjeste të qarta, të tilla si "duke folur me duart e
tyre" në kurriz të formave më delikate të gjuhës së trupit , të tilla si
shprehjet e fytyrës, të preferuara më shumë nga femrat.
Prekja
Prekja
Meshkujt
kanë tendencë që të asociojnë prekjen me interesin seksual, më shumë sesa
femrat, dhe si rrjedhojë meshkujt e
fillojnë kontaktin me femrat shumë më
shpesh se me meshkujt e tjerë (me përjashtim shtrëngimit të duarve). Femrat e
shohin prekjen si shenjë të ngrohtësisë dhe miqësisë dhe kanë më shumë tendenca
të dhe lehtësi të prekin femrat sesa meshkujt.
Afërsia Trupore
Femrat në përgjithësi ndjehen më të rehatshme me një hapësirë të vogël mes të huajve dhe të njohurve në krahasim me meshkujt. Ndërsa burrat preferojnë ndërveprimin ballë për ballë, gratë kanë tendencë të ndihen më të rehatshme me komunikimin krah-për krah. Megjithatë, dallimet në afërsi trupore ndryshojnë shumë më tepër edhe sipas kulturave të ndryshme.

Dallimet mes femrave dhe meshkujve nuk janë vetëm të
mirë-dokumentuara, por shpesh bëhen bazë shakash, anekdotash. Ekspertët kanë
zbuluar se ka dallime në mënyrën strukturës së trurit të meshkujve dhe femrave,
të cilat çojnë në reagime të ndryshme ndaj ngjarjeve dhe ngacmimeve.
1. Marrëdhëniet njerëzore. Femrat kanë tendencë për të
komunikuar në mënyrë më efikase sesa meshkujt, duke u fokusuar se si të krijojë
një zgjidhje që funksionin për gjithë grupin, duke folur përmes çështjeve, dhe
duke përdorur mejte joverbale si tonin, emocion dhe ndjeshmëri ndërsa burrat
priren të jenë më shumë të orientuar, më pak llafazane, dhe më shumë të
izoluar. Burrat e kanë më të vështirë të kuptuarin e emocionet
që nuk janë shprehur në mënyrë të qartë, ndërsa gratë priren t’i nuhasin
emocionet dhe shenjat joverbale
emocionale. Këto dallime
shpjegojnë se pse burrat dhe gratë shpesh kanë vështirësi komunikimi dhe
pse miqësitë mes meshkujve duken të
ndryshme nga miqësitë mes femrave.
2.
Truri Majtas përballë dy hemisferave. Meshkujt
kanë tendencën të përpunojnë informacione më lehtësisht në hemisferën e
majtë të trurit, ndërsa gratë priren për të proceduar në mënyrë të barabartë
edhe me të dyja hemisferat. Ky dallim
shpjegon pse meshkujt janë zakonisht të fortë përpsa i përket aktiviteteve të
zhvilluara në hemisferën e majtë të trurit si zgjidhjen e problemeve me një
këndvshtrim të ngushtë ndërsa gratë zakonisht të zgjidhin problemet me një
zhvillim më krijues dhe janë më të kujdeshme për ndjenjat e të tjerëve ndërsa
komunikojnë me ta.
3.
Aftësitë matematikore. Një zonë e trurit të quajtur lobi i poshtëm ballor është zakonisht i dukshëm tek meshkujt, sesa
tek femrat, sidomos në anën e majtë. Kjo pjesë e trurit ka aftësinë për të
kontrolluar aftësinë mendore matematikore, dhe ndoshta shpjegon se pse meshkujt
shpesh kanë aftësi matematikore më të mëdha sesa femrat. Interesant është fakti
se, kjo është zona e njëjtë të trurit të Ajnshtajnit, e cila rezultoi të kishte
përmasa jonormale.
4.
Reagimi ndaj stresit. Burrat kanë tendencë që bëjnë ose "luftën” ose apo
fluturimin" si përgjigje të një situate të stresuar. Pra ose e përballin
dhe e luftojnë ose e shmangin krejtësisht atë. Ndërsa gratë i përbalin këto situata me një strategji tjetër
"përpiqet dhe ndihmon". Psikologja Shelley E. Taylor ka shpikur
shprehjen "perpiqet dhe ndihmon" pasi ka vlerësuar se femrat gjatë
kohës që janë të stresuara arrijnë të
kujdesen për veten, për fëmijët e tyre, për miqtë. Arsyeja për këto reagime të
ndryshme ndaj stresit është i rrënjosur tek hormonet. Hormoni “oksitocin”
lëshohet tek të gjithë gjatë periudhave të stresuara. Megjithatë,
estrogjeni ka tendencë për të rritur oxytocinën duke ndikuar në qetësimin dhe lehtësimin
e ndjenjat kurse testosteroni, i cili tek meshkujt prodhohet në nivele të larta
gjatë stresit, redukton efektet e oksitocinës.
5.
Gjuha: Dy seksionet e trurit përgjegjëse për gjuhën janë më të mëdhenj tek
gratë sesa tek burrat, duke treguar një arsye se femrat zakonisht shkëlqejnë në
tematikat e të bazuara tek gjuha dhe në procesin gjuhë-shoqërues të të
menduarit. Përveç kësaj, meshkujt zakonisht vetëm e përpunojnë gjuhën në hemisferën e tyre
dominuese, ndërsa grate e përpunojnë
gjuhën në të dy hemisferat. Ky dallim ofron një grimë e mbrojtjeje në
rast të një goditje. Gratë mund të jenë në gjendje të rikuperohen më lehtëisht
nga nga një goditje që ka prekur zonat e
gjuhës në tru, ndërsa meshkujt nuk mund të ketë këtë avantazh.
6.
Emocionet. Femrat zakonisht kanë një sistem më të thellë limbik sesa meshkujt,
e cila lejon që ato të jenë më shumë në kontakt me ndjenjat e tyre dhe më të
afta për t’i shprehur ato, çka u jep më shumë mundësi për të komunikuar me të
tjerët. Për shkak të kësaj aftësie për
të pasur lidhje, janë zakonisht femrat që punojnë si si kujdestare për fëmijët.
Ana e poshtme e këtij sistemi është
gjithashtu pjesa që e çon një femër deri në depresion, sidomos gjatë kohës së
ndërrimeve hormonale të tilla si pas lindjes apo gjatë ciklit menstrual të
gruas.
Duke
vlerësuar çfarë thamë më lart, arrijmë në përfundimin diferencat në komunikim
mes femrave dhe meshkujve, vijnë jo vetëm si pasojë e kushteve historiko
sociale, por edhe si pasojë e një ndërtimi të ndryshëm strukturor nervor, si
dhe një ndryshimi gjenetik. Nëse një vajze të vogël do t'i jepje në dorë një
foshnje të porsalindur ajo shumë lehtësiht do ta merrte në duar dhe do ta
përkundtte. Nëse bën të njëjtin veprim me një djalë, do të shohim se ai, do të
djersitej nga stërmundimi i mbajtjes së foshnjës. Por ajo që është e
rëndësishme është fakti se edhe pse meshkujt dhe femrat kanë komunikim të
ndryshëm, verbal dhe jo verbal, edhe pse shpesh herë krijohen keqkuptime në
komunikimin mes tyre, studimet na ndihmojnë të kuptojmë më shumë gjininë e
kundërt. Duke kuptuar sekretet dhe burimet e ndryshimeve të secilës gjini, të dyja palët meshkujt dhe femrat, mund t'i
shfrytëzojnë këto elementë, jo vetëm për të kuptuar personat me gjini të
kundërt, por edhe për të pasuruar aftësitë komunikuese në nivele të ndryshme.
Kështu diferencat në komunikim mes gjinive nuk mund të shihen veçse si vlerë dhe si
pasuri, çka mund të ndihmojë për përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit
njerëzor.
Bibliografi
Andersen,
P. A., Hecht, M. L., Hoobler, G. D., & Smallwood, M. Nonverbal
communication across cultures. (2002).
Anglela
H ficher. “Gender and emotion, Social psychological perspectives”.
Argyle, M. “Bodily
Communication”,1988.
Elign,
Suzette Haden. “Genderspeak: Men, Women, and the Gentle Art of
Verbal Self- Defense”, 1993.
E.Kirchler,
“Marital happiness and interaction in everyday surroundings: A time simple
Diary Approach for cupples” Journal of Social and Personal Relationships 5
(1998)
Hickson
III, M. L., & Stacks, D. W. NVC “Nonverbal Communication Studies and
Applications”. (1993).
Knapp, M. L., & Hall, J. A. “Nonverbal
Communication in Human Interaction. (2002).
HALL,
J. A. “Male and Female Nonverbal Behavior”;
Tingley,
Judith C. Genderflex: Men and Women Speaking Each Other's Language at Work. 1993.
Tannen,
Deborah. You Just Don't Understand: Women and Men in Conversation, Books,
1990,
Rebecca
B. Rubin & Elizabeth
E. Graham “Communication
correlates of college success: An exploratory investigation”
1998
Richmond,
V. P., & McCroskey, J. C. Nonverbal Behavior in Interpersonal Relations.
2004.
Rita Carter, Susan Aldridge, Martyn Page, Steve Parker, “The
Human Brain Book”, 2009
Shelley E Taylor , ”Health Psychology”, 1998
Punoi: J.Azizaj
No comments:
Post a Comment