Tema:
Komunikimi
joverbal:
Dallimet dhe të
përbashkëtat mes kulturave të ndryshme botërore.
Ekzistenca
njerëzore karakterizohet nga një veti tepër e rëndësishme, falë së cilës
njeriu jeton, zhvillohet, përparon. Po
flasim për komunikimin, i cili është baza e zhvillimit njerëzor. Ekzistojmë
shumë përkufizime për këtë fjalë, pro më i thjeshti është: “Komunikimi është
ndërveprimi mes dy njerëzve, ose dy grupeve ose 'procesi i transferimit të një
informacioni nga njëri entitet tek tjetri' (Dhima, A. Leksione, Antropologji
Komunikimi)”. Për të pasur komunikim duhet pra së paku dy subjekte, të cilat
përcjellin informacion tek njëri tjetri, me atë të fjalëve, shkrimit apo
shenjave. Komunikimi zhvillohet mes dy mënyrave, komunikimit verbal dhe jo
verbal. Në komunikimin verbal përfishihen fjala, toni i zërit, kënga. Ndërsa në
komunikimin jo verbal perfshihen mjetet jo verbale ose e ashtuquajtura gjuha e
trupit, e shenjave, kontakti me sy, me prekje, etj.
Edhe pse komunikimi verbal
është tepër i studiuar dhe gjithë vëmendja është fokusuar nga fusha të ndryshme
duke filluar që nga gazetaria, qeverisja dhe argëtimi, fakt i rëndësishsëm
është se qeniet njerëzore komunikojnë më shumë me anë të gjuhës joverbale. Logjika “fshihet” jo vetëm në
fjalët, por edhe në komunikimin joverbal:
gjeste, mimikë, gjuhë e trupit, të cilat, jo vetëm mund ta plotësojnë gjuhën e folur, por shpesh bëhen vetë
bartës të logjikës së saj (M.L. Knapp & J.A. Hall, 2005). Sipas sociologut
antropologjist Edwart Hall, e ashtuquajtura gjuha e trupit arrin deri në 65 %
të komunikimit njerëzor. Po, sipas tij, komunikimi joverbal është
gjithashtu i lidhur me kulturën. Në veçanti ka shumë diferenca mes kulturave
dhe kombësisve, përsa i përket vlerës që secili prej tyre i jep fjalës përballë
heshtjes, vlerës relative të të folurit përbalë veprimit, apo rolit social të
thashethemeve. Duke marrë parasysh këto diferenca komunikimi joverbal duhet
parë brenda kontekstit social dhe kulturor.
Kjo ese do të përqëndrohet në
diferencat e komunikimit joverbal në kultura te ndryshme si dhe në rëndësinë e
këtij komunikimi.
Zakonisht studiuesit e ndajnë komunikimin jo verbal në disa kategori:
Gjuha e trupit e cila përfshin
lëvizjen fizike. Trupi merr aftësinë e të folurit si një e tërë e ndarë në
pjesë specifike, fytyra në mënyrë të veçantë, duart dhe këmbët. Gjithashtu në
gjuhën e trupit përfshihet edhe pozicioni i qëndrimit, i të ulurit, po ashtu si
dhe shprehja e syve e fytyrës, ku mund të përmendim ngirtjen e një vetulle, apo
rrutullimin e syve. Për shembull një
person me orgjinë mesdhetare mund të përdorë lëvizje të tepruara të duarve dhe
gjeste me trup, si një shprehje të nevrikosjes, ndërsa një person me origjinë
nga Japonia ndoshta mund të duket në makje të parë më i qetë, por në të vërtetë
edhe ai është i nevrikosur. Gjuha e trupit përfshin gjithashtu edhe të
qeshurën, zgërdhitjen, të qeshurën nën hundë, etj Ndërsa në një pjesë të mirë
të kulturës botërore e qeshura shpreh gëzim, në disa kultura të tjera ajo bëhet
një maskë për të fshehur dhimbjen apo turpërimin.
Gjuha e trupit zakonisht nuk ka
një sistem gjuhe me strukturë dhe gramatikë si gjuha e folur, por ajo
shoqërohet me shenja, veprime fizike të cilat mbështesin ose përforcojnë atë
çfarë është thënë verbalisht
Disa simbole duket sikur janë
universale, ndërsa të tjera janë kulturore, me interpretime të ndryshme në
varësi të kulturave të ndryshme, ose me kuptimësi të ndryshme nga femrat dhe
meshkujt. Një shembull i një simboli universal është ngritja e supeve dhe hapja
e duarve, çka do të thotë "Unë nuk e di", pothujase ne të gjithë
botën. Ndërsa një simbol që lexohet në varësi të kulturës, është gishti i madhe
i dorës i bashkuar me gishtin tregues në formë rrethi. Kjo shenjë tregon “po”
në Shtetet e Bahskuar, para në Janoni, një sharje në kulturën arabe si dhe në
atë shqiptare, një gjest të turpshëm në Gjermani, Brazil dhe Australi.
Kontakti i syve është gjithashtu i
lidhur me gjuhën e trupit. Kjo ka të bëjë me vlerësimin e aktivitetetit të
syrit si një element i komunikimit. Shumë aspekte të këtij mjeti të komunikimit
merren me studimin e vështrimit të ngulët përballë atij të lëvizhëm. Kështu
kontakyi i syve bëhet subjekt i shumë interepretimeve të subjektit që
vlerësohet, duke e bërë të vështirë për të parashikuar impaktin e saktë të
komunikimit. Në vendet perëndimore kontakti i drejtëpërdrejtë i syve (ta
shohësh drejt e në sy personin përballë) është një gjest i zakonshëm i njerëzve
që flasin deri në masën e 40 %, dhe shkon deri në 70 % tek ata janë duke
dëgjuar. Vështrimi në sy, shpreh përkrahje në vendet e Amerikës, Kanadasë, si
dhe në Evropë.
Në Japoni është më e përdorur
të shohësh gushën e personit që ke përballë. Në Kinë dhe Indonezi, është
traditë ulja e syve, sepse ta shohësh tjetrin në sy, konsiderohet si sjellje e
pahijshme. Po kështu edhe në shumicën e zonave të Azisë dhe Afrikës.
Në kulturën spanjolle kontakti
i drejtpërdrejtë i syrit është një formë sfide apo çnderimi i tjetrit. Në
kulturën Arabe është e zakonshme që të dyja palët, folësi dhe dëgjuesi të
shihen në sy për një kohë të gjatë, duke treguar interes të veçantë për
bashkëbiseduesin. Në shoqërinë mesdhetare shpesh meshkujt i shohin femrat per
një kohë të gjatë, gjest që nga femrat e kulturave të tjera mund të shihet si
ngacmim. Madje i njëjti veprim i syrit, mund të interepretohet në mënyra të
ndryshme: për shembull, përplasja e qepallave gjatë bisedimit lexohet në mënyra
të ndryshme, shmangje, pasinqeritet, madje edhe mërzi.
Shkelja e syrit, në Amerikë dhe në Evropë, tregon ndarjen e
një sekreti. Flirtim në vende të tjera. Sytë e mbyllur, në Amerikë shihen si
përgjumje ose si mërzitje nga biseda. Ndërsa në japoni, kinë, Tajlandë ka kuptimin “Po të dëgjoj dhe
jam i përqëndruar”. Ngritja e vetullës, do të thotë po në Tajlandë dhe në disa qytete aziatike. Në vendet Filipine do të thotë “Po”.
Fytyra: Shprehja e fytyrës
reflekton emocione, ndjenja, qëndrim. Kjo është normale për të gjitha kulturat
perëndimore, ato mesdhetare, si dhe të vendeve të Amerikës së Veriut. Por
popujt aziatikë karakterizohen nga një fytyrë pa emocione, ose me emocione të
përziera e të pakuptueshme.
Veshët: Kapja e veshit, në
disa zona të Indisë lexohet “Më vjen keq”.
Vendosja e dorës pas veshit,
pothuajse në të gjitha shoqëritë do të thotë “Nuk po të dëgjoj”. Tërheqja e
veshit, në fiset Navajo në Indi, do të thotë “Ti je në zemrën time”
Hunda: Mbajtja e hundës me
dorë, në gjithë botën nënkupton “se po mban erë e keqe”. Prekja e hundës, në
Angli do të thotë “është kofidenciale”. Ndërsa në Itali “Kij kujdes”.
Buzët dhe goja. Mund të
fërshëllijmë, buzëqeshim, kafshojmë, tregojmë, puthim, gogësijmë.
Puthja. Në disa vende në Azisë
puthja konsiderohet një gjest intim seksual dhe nuk është i lejuar në publik,
as si një formë takimi mes njerëzve.
Zhurma e puthjes. Në Filipine
përdoret për të tërhequr vëmendjen. Në Meksikë për të thirrrur kamarierin.
“Puthja e tre gishtave të
dorës, e më pas ngritja e tyre në ajër” Gjesti përdoret zakonisht në Francë,
Spanjë, Greqi dhe Gjermani, si një formë shprehjeje. Ka kuptimin seksi, shumë e
mirë, e mrekullueshme.
Duart: Në gjithë tërësinë
e pjesëve të trupit që përfshihen në procesin e komunikimit joverbal, duart,
ndoshta përbëjnë një nga mjetet më tepër të përdorura gjatë këtij komunikimi.
Tundja e dorës në ajër,
përdoret për përshëndetje, dhënie lamtumire, ose shenjë që i bëhet dikujt për
të ardhur më pranë.
Por gjesti me duar
“mirupafshim” i italianëve mund të interpretohet nga amerikanët si “Hajde
këtu”. Ndërsa “mirupafshim” i amerikanëve në shumë vende të Evropës dhe në
Amerikën Latine mund të lexohet si një “jo”
Shtrëngimi i duarve është një formë
përshëndetjeje, e cila përdoret më shumë në kulturat evropiane. Në Lindjen e
Mesme përshëndetja kryhet vetëm me anë të një përkuljeje të lehtë. Ndërsa në pjesën
më të madhe të vendeve aziatike lejohet përkulja e lehtë e cila duhet të
shmangë shikimin në sy.
Dora e djathtë: në disa shoqëri
dora e djathtë ka kuptimësi të veçanta. Përs shembull në
disa zona të Lindjes së Mesme dhe në Azi, është mirë që me këtë dorë të të
prezantosh kartat e biznsesit apo të japësh dhuratat, të kalosh pjatat apo
ushqimit, të tërheqësh vëmendjen duke përdorur vetmë dorën e djathë.
Dora e majtë konsiderohet si jo
e pastër në mjesën më të madhe të vendeve të Lindjes së Mesme, Indonezi, Turqi.
Gishtat: të tregosh me
gishtin tregues është një gjë e zakonshme të Amerikën Veriore dhe në Evropë.
Por kjo përbën një gjest të pahijshëm në Japoni dhe në Kinë, ku preferohet të
përdoret e gjithë dora e hapur. Në Malajzi përdoret gishti i madh për të
treguar sendet ose njerëzit.
Këmbët:
Në
Azi, nuk duhet të ulesh këmbë mbi këmbë dhe t'u tregosh bashkëbiseduesve
shollin e këpucëve të tua.
Në Azi, dhe në disa vende të
tjera Europiane të vendosësh këmbët mbi një tavolinë ose në ndonjë pjesë tjetër
të mobiljeve është gjest i pahijshëm dhe që ofendon bashkëbiseduesin. Në Shqipëri, përveç kësaj merret edhe si
shenjë arrogance dhe mendjemadhësie. Ulja me këmbët e kryqëzuara, është një gjë
e zakonshme ntë Amerikën e veriut dhe në disa vende të Euopës, ndërkohë që
është një gjest tepër i pasjellshëm në vende të tjera të botës. Në vendin tonë,
gjithmonë na është mësuar që nuk duhet ndenjur këmbë mbi këmbë përpara më të
rriturve, përpara mësueve dhe përpara të moshuarve sepse tregon shenjë
mosrespekti.
Distanca, është një tjetër
mejet i komunikimti joverbal, me të cilën duhet të nënkuptojmë hapësirën e
përdorur në një situtuatë komunikimi. Një aspekt i këtij mjeti është afërsia
mes personave ndërsa ata flasin, si dhe roli i rëndësishëm që kultura luan në
këtë pikë. Me distancë zakonisht nënkuptojmë vijën nga hapësira intime (0 dhe
20 cm) në hapësirën personale apo infomale (20 cm deri në 1 m), tek distanca
sociale (3.5 deri në 12 m), dhe ne fund distanca publike (mbi 12 m. Distanca
gjithashtu studion edhe efektivitetin e hapësirës në cështje sociale, si për në
shtëpi apo zyra, aranxhimi i hapësirës si mjet për inkurajuar apo për ta
frenuar komunikimin. (Hall, E.T. 1966).
Prekja. Kjo është një
element i komunikimit, i cili matet jo vetëm me vazhdimësinë e prekjes por edhe
intesitetin e saj. Si shumë elementë të tjerë të komunikimit jo verbal, edhe
prekja është shumë e lidhur me kulturën e një vendi. është vënë re se kulturat
e vendve mesdehtare, vendeve latino amerkane dhe lindja e e mesme janë të
prirur të kenë prekje gjatë bisedimit, duke përfshirë këtu kapjen dorë më dorë
dhe përqafimin, duke bërë që këto të quhen kultura me prekje të mëdha.
Në kultura të tjera, si Amerika
e Veriut apo Europa veriore, e prekura përdoret vetëm rastësisht, si në dhënien
e dorës gjatë një prezantimi, apo një takimi; në prekjen e supit apo, në
prekjen e shipinës, duke bërë që këto të quhen kultura me prekje të mesme.
Në kulturat e vendeve të Azisë
veriore, e prekura gjatë bisedimit pothujase nuk ndodh asnjëherë. Popujt ne
vendet aziatike, të Filipineve bëjnë ndryshim sepse e përdorin prekjen gjatë
bisedimit. Por edhe brenda një kulture ka ndryshime. Për shembull, shtrëngimi i
durave, ndryshon në gjatësinë e bashkimit të duarve, si dhe në forcën e shtrëgimit,
çka varet nga afërsia dhe intimiteti që dy njerëz kanë, apo që duan të
krijojnë.
Zëri, ose i quajtur
ndryshe (para gjuha), ka të bëjë me thirrjet, pasthirrmat, konkretisht ajo që
quhet aftësi jofonemore të gjuhës. këtu përfshihen, theksi, zëri i lartë,
lartësi, ritmi, toni hundor. Zëri zakonisht ndahet në disa kategori.
Karakteristikat e zërit përfshijnë të qeshurën, të qarën, gogësimën, e të tjera
të kësaj natyre. Edhe këto elementë janë zakonisht shumë të lidhur me kulturat
e vendeve të ndryshme, si përshembull mënyra e ndryshme sesi disa kultura e
shohin elementin e gromësitjes pas të ngrënit. Edhe elementët cilësues të zërit
si volumi, ritmi, toni shfaqen ndryshe, në kultura të ndryshme. Në kulturën
arabe për shembul, e folura me zë të lartë tregon sinqeritet, ndërsa në
Amerikën e veriut, shpesh intrpretohet si agresivitet. Gjithashtu edhe
pasthirmat si hë-hë mm, oo, kanë kuptim të ndryshëm në kultura të
ndryshme. Ritmi i zërit i cili përcakton
edhe shpejtësinë me të cilët njerëzit flasin,është një tjetër faktor i cili
gjen shpjegime të ndryshme. .
Kronemiksi, ka të bëjë me
përdorimin e kohës si një element komunikimi. Koha formale matet me minuta,
orë, ditë, etj. Koha infromale matet me stinët, rite sociale, cikle hënore,
etj. Ky element kronomiksi përshin përbërës të tillë si përpikmëria, ose me
pikëpamjen e shoqërive lidhur me disa aktivitete sociale, si për shembull është
tipike e amerikanëve të mbërrinë përpara kohë në një takim biznesi, ndërkohë që
u pëlqen të mbërrijnë me pak vonesë të aktivitete sociale. Ndërsa në Amerikën
latine dhe kulturën arabe, personat që merren me biznes zakonisht mbërrijnë në
kohën e caktuar, ç ka për perëndimorët është “vonë”.
Ndërkohë në gjuhën Sioux,
(gjuhë indigjeneve të amerikës) nuk ekziston fjala “vonë” çka reflekton një
qasje tepër të ngeshme përkundër kohës.
Kronemiksi gjithashtu përfshin
edhe një element tepër të rëndësishëm për gjuhën joverbale, që është
monokronemiksi (të bësh një verpim të vetëm në një kohë) si dhe polikronemiksi
(të bësh disa veprime në të njëjtën kohë). Studimet tregojnë se biseda
monokronemike është tipike për vendet e Europës veriore, dhe Amerikës veriore.
Ndërsa vendet e Amerikës Latine, të Lindjes së Mesme dhe vendeve mesdhetare,
zakonisht kanë tendencën të zhvillojnë biseda polikronemike, pra duke bërë
biseda të ndryshme të njëjtën kohë, dhe ndërprerje të shpeshta mes dy
biseduesve. Konkretisht shqiptarët, janë polikronemikë, pasi siç kemi vënë re
të gjithë, shumë shpesh flasin për shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe kanë një
tendencë të fuqishme për të ndërprerë bashkëbiseduesin.
Hapësira
- Ambjenti
merr vlera komunikuese, duke vlerësuar hapësirën fizike, si përshembull
madhësinë e një një dhone, ngjyrën, vendndodhjen. Njerëzit e biznesit i
kushtojnë rëndësi të veçantë madhësisë së
tavolinës, madhësisë së zyrës. Zakonisht presupozohet se njerëzit më të
rëndësishëm të një kompanie, apo insitucioni, i kanë zyrat e tyre në katet më
të larta. Në Shqipëri pothuajse në të gjitha insitucionet qeveritare, zyrat e
ministrave apo drejtuesve të tjerë të institucionit janë gjithmonë në katin e
dytë, ose të tretë, dhe padyshim që kanë zyrën me hapësirë më të madhe.
► Komunikimi joverbal
i ndihmon njerëzit dhe grupet shoqërore të prezantojnë mesazhet e tyre.
Disa nga funksionet e
komunikimit joverbal
- Të
krijojë përshtypje përtej elementëve të komunimit verbal.
- Të
përsërisë dhe të përfocojë atë që është thënë gojarisht.
- Të
rregullojë dhe stabilizojë ndërveprimin mes pjesëtarëve të një ndërveprimi
komunikues.
- Të
shprehë emocione dhe ndjenja përtej elementëve të komunikimit verbal.
- Të
përçojë mesazhe relative, si
mesazhe dhimbsurie, pushteti, fuqie, respekti, etj
- Të
përkrahë komunikimin e ndershëm duke zbuluar hiletë ose mesazhe dyshuese.
- Të
krijoj grupe ose lider socialë duke dërguar mesazhe pushteti dhe bindjeje.
Përfundime
Njerëzit komunikojnë nëpërmjet
një rradhe të tërë sjelljeje e cila është e pastudiuar, por që e shohim si të
gatshme. Ky proces zhvillohet në padijeni të ndërgjegjes sonë dhe krah për krah
fjalëve. Zakonisht ajo që njerëzit bëjnë me veprime, është më e rëndësishme se
ajo çfarë thonë me fjalë. Megjithatë ne jetojmë në botën europiane ku 'fjala
është gjithçka” dhe jemi të prirur të
mos e shohim superioritetin e gjuhës së sjelljeve mbi komunkimin verbal. Edhe
pse është gjuha ajo që e formëson mendimin, sisteme të tjera kulturore i japin
një rëndësi të madhe vëzhgimit dhe studimit të gjuhës joverbale.
Kultura mund të përkufizohet si
“mënyra e jetesës së një populli, një shumatore e sjellljeve të tyre të
mësuara, modele, zakone dhe gjëra materiale. Kultura kontrollon sjelljen
thellësisht dhe në mënyra këmbëngulëse, mënyra të cilat janë jashtë vetëdijes
sonë, dhe jashtë aftësisë sonë për t'i kontrolluar. Atropologu Edwart T Hall
tenton t'i sjellë këto modele në vetëdijen tonë. Pikërisht libri “The silent
Language” servir dy lloj kulturash, teorinë e kulturës, dhe teorinë sesi
kultura erdhi dhe e bë e tillë. Çelësi kryesor i kësaj teorie është se ne duhet
të mësojmë të kuptojmë se nga vijnë aspektet e pavetdijshmë të komunkimit.
Sfida e vërtetë nuk është të njohim kulturat e të tjerëve, por të njohim
kulturën tonë: kështu atë që e marrim dhe e shohim si të gatshme, ta nxjerrim
në perspektivë.
Kultura nuk është e mbivendosur
mbi njerëzimin, por është njerëzimi ai që mbizotëron gjithçka. Kultura është
kanali mes qënieve njerëzore dhe mjeteve që ata kanë për të ndërvepruar me të
tjerët. Duke zgjeruar kuptimin mbi shtysat që kanë formuar dhe që kontrollojnë
jetën tonë, ne mund të mësojmë se kush jemi dhe ku jemi. Kjo mund të na
ndihmojë të njohim më së miri veten tonë dhe të përmirësojmë komunikimin me të
tjerët.
Bibliografi
Axtwell,R.E.
“Gestures: the Do's and Taboos of Body Language Around the world”, New
York. 1991
Dhima,
A. “Leksione Antropologjie, studimet master”
Tiranë, 2012
HALL,
E.T. The Hidden Dimension. New York. 1966,
id HALL, E.T. “The silent language” New
York: Doubleday, 1959; id. “Beyond
culture” New York: Doubleday, 1976.
KNAPP. M.L. & J.A. HALL “Nonverbal
Communication in Human Interaction” Belmont-CA: Wadsworth, 2005
(6th ed).
ME:
Intercultural Press. “Intercultural
communication: A current perspective. In Milton J. Bennett (Ed.), Yarmouth,
http://www.mairstudents.info/intercultural_communication.