Tema: Prezenca ime ne komunitet,
detyre dhe domosdoshmeri.
Shume shpesh,ne media, ne
shkolle, ne libra, degjohet fjala komunitet dhe rendesia e pjesemarrjes aktive
ne te. Dhe pyetja me e madhe qe ngrihet eshte :A jam i rendesishem per
komunitetin ku jetoj? Cfare mund te bej une nje individ i vetem ne morine e
mijera njerezve? Si mund te me degjohet zeri ne mes te zhurmes?
Cdo individ rritet dhe
edukohet fillimisht ne komunitetin e vogel te familjes se vet. Me pas
dalengadale zgjeron rrathet e jeteses, duke filluar me kopshtin, shkollen
9-cjecare, e me pas ate te mesme. Kalimi nga nje rreth tek tjetri krijon
perkatesine tone brenda komuniteteve te ndryshme duke na bere te ndjehemi te
pjese e rendesishme e nje grupi te caktuar. Duke qene pjese e ketyre grupimeve,
kjo na ben te kuptojme se se e kemi vete ne dore te behemi pjese e rendesishme
e nje komuniteti, duke filluar nga familja.
Nese ne familjen time shoh nje
dukuri qe me shqeteson atehere duhet te ngre zerin dhe te flas. Te jap
opinionin tim per ta ndryshuar kete dukuri problematike. Kete mund ta bej duke
dhene shembull pozitiv, duke kerkuar te degjohem, duke diskutuar me familjaret
e mi.
Kjo pervoje e vogel me ben me te
forte, per te kaluar ne nje rreth me te madh, ate te shkolles.
Nese ne klasen time, shfaqen
probleme te cilat me ndikojne negativisht ne ecurine time te dijes, une kam
detyre te gjej forma per te kerkuar te drejten time. Kam per detyre te gjej
rruget sesi te me degjohet zeri. Duke iu drejtuar shokeve,duke i drejtuar mesuesve,
apo edhe drejtuesve me te larte te shkolles.
Nga diskutimi i nje problemi, me
deshiren per ta permiresuar situaten vijne vetem rezultate pozitive.
Duke mesuar pak nga pak te
behemi te rendesishem duke dhene mendimin dhe kontributin tone ne rrethet o vogla
ku perkasim, ne shtrojme rrugen per neser drejt nje komuniteti me te madh. Qe
eshte i i qytetit, i vendit dhe i gjithe Shqiperise.
Nese mesojme te japim shembullin
tone pozitiv, ne familje, ne shkolle,ne oborr, lojen e futbollit, neser ne do
jemi gati te kerkojme me shume nga vetja dhe nga komuniteti. Ne te ardhmen do
te jemi te afte te behemi njerez te pergjegjshem dhe kerkues, me qellim qe te
krijojme nje jetese me te kukturuar,me te qete, me te mire per te gjithe
anetaret e komunitetit ku do jetojme. Fjala dhe vepra e nje individi merr
rendesi sepse kur bashkohet me zera te tjere te ngjashem,krijon ndryshime te
medha duke bere qe nje ze i vetem te behet zeri i te gjitheve.
Punoi: A.A